Bradley: Na vodhën fitoren

dardanmiftari | Saturday, June 19, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i ShBA-ve, Bob Bradley, u tregua tejet i hidhëruar me gjyqtarin kryesor të takimit ShBA-Slloveni, i cili sipas tij e anuloi pa të drejtë një gol të amerikanëve.
“Mendoj se ishte gol i rregullt. Gjëja e vetme që do të mund të akordohej, ishte penaltia për ne. Nuk kemi marrë përgjigje. Në fushë gjërat ndodhin shumë shpejtë. Nuk është një çështje për të cilën arbitrat do të dëshironin të bisedonin”.
“Ju mund të spekuloni sa të doni për cilindo arbitër. Aty nuk kishte asgjë. Ishte një gol i rregullt. Kjo është ajo. Ekipi si ekip pati një përgjigje të mirë ndaj golit të anuluar. Një rikthim prej 3-2 dhe rasti për t’u kualifikuar do ishte fantastike për të gjithë. Nuk ndodhi. Ne e kemi lënë këtë prapa nesh. Ne e dimë se nëse e fitojmë ndeshjen e fundit mund ta fitojmë grupin”, deklaroi Bradley.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...