Danimarka ruan shpresat

dardanmiftari | Saturday, June 19, 2010 | 0 Komente

Kombëtarja e Danimarkës ka arritur të rikthehet nga disavantazhi prej 1-0 për të fituar me rezulat 2-1 në ndeshjen e grupit E të Kupës së Botës përballë Kamerunit, duke mbajtur gjallë kështru shpresat për kualifikim në rundin e ardhshëm.
Kameruni arriti të kalojë i pari në epërsi, kur një minutën e 10-të të takimit, pas një gabimi të Christian Poulsen, Pierre Webo asistoi për yllin e Interit, Samuel Eto'o, që shënoi golin e epërsisë.
Por danezët u përgjigjën që në pjesën e parë për të barazuar rezulatin. Në minutën e 33-të të takimit, pas një pasimi nga Dennis Rommedahl, sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner, nuk e pati të vështirë të shënojë.
Edhe pse patën më pak raste në ndeshje, evropianët ishin më të saktë duke shënuar edhe golin e dytë dhe të fitores që erdhi pas një ore lojë. Kësaj here e gjithë merita ishte krejtësisht e Dennis Rommedahl, që pasi kaloi mesfushorin Jean Makoun dërgoi topin në rrjet.
Fitorja le të hapur mundësinë e kualifikimit të Danimarkës për në rundin e ardhshëm, që do të vendoset në ndeshjen e fundit të fazës grupore ndaj Japonisë, e cila mbledh po ashtu tre pikë. Në grupin E, Holanda tashmë ka siguruar kualifikimin më tej pasi ka grumbulluar gjashtë pikë, ndërsa Kameruni është i eliminuar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...