Brazili dhe Portugalia vazhdojnë tutje
Portugalia dhe Brazili janë ndarë baras në xhiron e fundit të Grupit G, rezultat i cili u konvenonte të dyja skuadrave.
Takimi i shumëpritur përfundoi pa gola, duke dëshpëruar tifozët e futbollit, të cilët kanë pritur një ndeshje më të bukur.
Pas këtij barazimi, Brazili kryeson Grupin G me shtatë pikë, ndërsa Portugalia kualifikohet nga vendi i dytë me pesë pikë, një më shumë se Bregu i Fildishtë që mposhti Korenë e Veriut.
Category: Afrika e Jugut 2010
0 Komente