Bregu i Fildishtë largohet me fitore

dardanmiftari | Friday, June 25, 2010 | 0 Komente

Përfaqësuesja e Bregut të Fildishtë ka shënuar fitore prej 3-0 përballë Koresë së Veriut, mirëpo katër pikët e fituara pas tri ndeshjeve nuk ishin të mjaftueshme për kualifikim.
Bregu i Fildishtë ishte skuadra më e mirë gjatë gjithë takimit, ndërsa epërsinë e parë kombit të tij ia solli Yaya Toure (14’) me një gol të bukur. Romaric shfrytëzoi një top të bllokuar nga shtylla, pas goditjes së Drogbas, duke shënuar golin e dytë (20’).
Verdiktin përfundimtar takimit ia dha Salomon Kalou që u shërbye nga asistuesi i dyfishtë i këtij takimi Boka, ndërsa sulmuesi i Chelseat u tregua i saktë dhe shënoi për 3-0.
Koreja e Veriut e mbyll Botërorin me zero pikë dhe me diferencë turpëruese negative të golave, ndërsa Bregu i Fildishtë i pafat e përmbyllë Botërorin në pozitën e tretë me katër pikë, që natyrisht nuk mjaftojnë për t’u kualifikuar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...