Cassano, te Juve në vitin 2011
Juventusi e ka bërë Antonio Cassanon transferimin prioritar, por kjo nuk do të ndodhë para vitit 2011, njofton Tuttosport.
Sipas spekulimeve të gazetës torineze, drejtori i Juves, Giuseppe Marotta, ka marrëdhënie të shkëlqyera me Cassanon, pasi që ishte Marotta ai që ia shpëtoi karrierën sulmuesit italian kur e transferoi nga Real Madridi te Sampdoria, ndërsa që nga ajo kohë, forma e Cassanos është vazhdimisht në ngritje.
Luigi Del Neri e ka mirëpritur këtë ide dhe që të dy, edhe Del Neri edhe Marotta, kanë marrë pjesë në martesën e Cassanos të shtunën. Kontrata e Alessandro Del Pieros skadon në vitin 2011 dhe Cassano shihet si zëvendësim ideal për kapitenin legjendar.
Category: Futboll
0 Komente