Chiellini: Jam duke mësuar anglisht
Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka thënë se është duke mësuar anglisht, gjë që aludon në një largim të tijin drejt Ligës Premier, më saktësisht te Manchester United.
“Unë po shkoj në një kurs universitar të ekonomisë, sepse më pëlqen, më pëlqen kjo lëmi. Dhe iu nënshtrova një provimi në anglisht. Unë e përfundova vitin e parë prej tre viteve, ndërsa tani do të specializoj në shtator”.
“Gjuha për mua nuk është problem. Karakteristikat e mia janë ideale që të luaj në Ligën Premier. Por nuk është e lehtë sepse unë jam mirë te Juventusi dhe Juventusi nuk dëshiron të më shesë. Por në jetë... unë nuk e di. Në të ardhmen, do të shohim”, ka thënë Chiellini.
Category: Futboll
0 Komente