Defoe: Mund ta eliminojmë Gjermaninë

dardanmiftari | Thursday, June 24, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Anglisë, Jermain Defoe, ka deklaruar se Anglia është në gjendje të mposhtë në çdo moment Gjermaninë.
“Po, të gjithë janë duke menduar gjëra të tilla, pasi që të gjithë mendojnë se është dashur ta shmangim Gjermaninë dhe të kalojmë më tej, por ne luajmë ndaj çdokujt që na del përpara. Është me rëndësi të mbesim optimistë dhe të mendojmë pozitivisht, ndërsa duhet analizuar dhe gjendja në të cilën jemi”.
“Ndoshta, Gjermania është komb i futbollit, fantastik në turne të mëdha, por ne jemi ende Anglia e mrekullueshme. Ne mezi e presim ndeshjen dhe nuk humbim kohë duke menduar se ndaj kujt do të luajmë. Kjo vjen si pasojë kur mezi presim të luajmë”, ka thënë Defoe.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...