Maradona: Mund të kërkoj ndihmën e Mourinhos

dardanmiftari | Thursday, June 24, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi më kontrovers i këtij Botërori, Diego Maradona, ka zbuluar admirimin e tij për Jose Mourinhon, duke thënë se mund ta telefonojë portugezin nëse ka nevojë për ndonjë këshillë.
“Mourinho më pëlqen shumë. Pos kësaj, mënyra se si ai më ka pranuar, kemi kaluar orë të tëra duke biseduar për futboll, taktika ofensive dhe defensive. Ai mu duk si nga ata djelmoshat që i keni në krahun tuaj të djathtë dhe të cilët i pyesni kur ju nevojitet diçka. Unë kam numrin e tij, mund ta thërras atë”, theksoi Maradona.
Një gjë të cilën Maradona nuk ishte i gatshëm ta pranonte është taktika ultra defensive e Jose Mourinhos, me të cilën ai fitoi gjithçka këtë sezon.
“Jo, jo atë. Por ajo funksionoi për të, në rregull? Ai e fitoi Ligën e Kampionëve”, përfundoi ‘el Pibe de Oro’.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...