Ribery operohet të premten

dardanmiftari | Thursday, June 24, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery, mund të jetë eliminuar herët nga Botërori, por kjo nuk do të thotë se ai do të jetë në dispozicion të bavarezëve në një të ardhme të afërt.
Stafi mjekësor i kombëtares franceze ka zbuluar se Ribery ka një lëndim në ije dhe se 27-vjeçari do t’i nënshtrohet një operimi.
Bayerni i ka filluar përgatitjet parasezonale të hënën më 21 qershor, por Louis Van Gaal do të duhet të punojë me një pjesë të vogël të skuadrës për shkak të angazhimit të yjeve të Bayernit në Botëror.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...