Eriksson i interesuar për të drejtuar Liverpoolin

dardanmiftari | Monday, June 21, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i kombëtares së Bregut të Fildishtë, Sven Goran Eriksson, raportohet se dëshiron ta marrë nën drejtim Liverpoolin.
Sipas Sunday Express, Eriksson ka shfaqur haptas dëshirën e tij për ta zëvendësuar Rafa Benitez si menaxher i Liverpoolit.
Eriksson ka deklaruar interesimin e tij sapo Benitez ishte larguar nga Anfield për t’iu bashkuar Interit. Tash, ish-trajneri i Anglisë, i cili është duke drejtuar Bregun e Fildishtë në Kupën Botërore, dëshiron t’i rikthehet futbollit anglez sapo të përfundojë detyrën në Afrikën e Jugut.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...