Eriksson te Fulhami?

dardanmiftari | Thursday, June 24, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Bregut të Fildishtë, Sven Goran Eriksson, është zgjidhja favorite e Fulhamit për të zëvendësuar trajnerin aktual Roy Hodgson.
Daily Express bën të ditur se Fulham do të mundohet të sjellë ish-trajnerin e Anglisë Sven Goran Eriksson në Craven Cottage nëse Roy Hodgson vendos të largohet nga klubi.
Hodgson është favorit për të marrë nën drejtim Liverpoolin, por po ashtu është përmendur edhe si një kandidat i mundshëm për të pasuar Fabio Capellon në stolin e kombëtaren angleze.
Presidenti i klubit, Mohamed Al Fayed, raportohet se do të presë deri në fundin e Kupës së Botës për të marrë vendimin e duhur.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...