Eto’o: Kameruni mund ta fitojë KB

dardanmiftari | Monday, June 14, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Kamerunit, Samuel Eto’o, ka thënë se ekipi i tij kombëtar mund ta ngrejë trofeun e më të mirit në Botërorin, Afrika e Jugut 2010.
“Kameruni mund ta fitojë Kupën e Botës. Njerëzit mendojnë se jam i çmendur kur e them këtë, por nëse besoni se keni ekipin më të mirë në botë, atëherë jeni më të fortë. Nëse futbolli vazhdon të jetë futboll, ne kemi gjasa. Unë e përjetova me shumë pikëllim eliminimin në vitin 1990 për shkak të shumë dënimeve. Unë ende ndjej padrejtësinë e bërë ndaj kombit tim”.
“Me ekipin që kemi, do ta luajmë një Botëror të mirë. Kurrë nuk kemi pasur aq potencial. Ne kemi lojtarë të rinj, por gjithashtu edhe ata me shumë përvojë, përzierja mund t’iu sjell shumë gjëra të mira”, deklaroi Eto’o për L’Equipe.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...