Gaddafi: FIFA, organizatë e korruptuar

dardanmiftari | Monday, June 14, 2010 | 0 Komente

Muammar al-Gaddafi Kampionati Botëror për herë të parë është duke u pritur nga një vend afrikan, ndërsa kjo nuk ka hasur në mirëkuptimin e liderit libian, kolonel Gaddafit, që e ka quajtur FIFA-n organizatë të korruptuar.
“FIFA është një organizatë e korruptuar. Ata kanë pozitë monopoliste në botën e futbollit dhe ata janë duke ruajtur me miliarda dollarë. Thjeshtë, ata po e mbështesin skllavërinë moderne”.
“FIFA duhet të mbështesë financiarisht vendet nikoqire të Botërorit, në vend se ta bëjë këtë ekskluzivisht për vendet e pasura. Për këtë arsye, vendet e varfra kurrë nuk do ta shohin Botërorin në tokën e tyre”.
“Gjithmonë kam thënë se kampioni aktual duhet të presë Botërorin e ardhshëm dhe se FIFA duhet t’i paguaj të gjitha shpenzimet. Ata kanë para për ta bërë këtë, por nuk duan të shpenzojnë”, deklaroi Gaddafi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...