Gana ndalohet nga Australia

dardanmiftari | Saturday, June 19, 2010 | 0 Komente

Edhe pse me një lojtarë më shumë në fushë për pjesën më të madhe të ndeshjes, kombëtarja e Ganës nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një barazim në takimin e sotëm të grupit D përballë kombëtares së Australisë.
Të dy golat e ndeshjes, e cila në posedim ishte e baraspeshuar, u shënuan gjatë pjesës së parë. Australianët kaluan në epërsi të parët. Në minutën e 11-të, pas një harkimi të topit nga Mark Bresciano dhe mbrojtje të portierit Richard Kingson, topi u kthye në lojë dhe Brett Holman shënoi për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij.
Por në minutën e 25-të të ndeshjes australian pësuan goditjen më të madhe. Harry Kewell prek topin me dorë në zonën e ndaluar për t’i falur një penalti kombëtares së Ganës, derisa Asamoah Gyan ishte i saktë nga pika e bardhë.
Me pikën e fituar Gana mban kreun e grupit D me katër pikë, një më shumë se Serbia dhe Gjermania.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...