Mascherano do të refuzojë Interin për Barcën?

dardanmiftari | Saturday, June 19, 2010 | 0 Komente

E përditshmja katalanase, El Mundo Deportivo, ka lansuar një spekulim sensacional ku pohon se mesfushori argjentinas do të refuzojë një kalim te Interi, për t’u transferuar te Barcelona.
Sipas mediave italiane, Masherano është 99.9% lojtar i Interit, mirëpo raportet e fundit thonë se argjentinasi dëshiron të kalojë te Barcelona. Mësohet se Mascherano i ka thënë Messit se ai dëshiron të luajë në Camp Nou.
Yaya Toure është shumë pranë largimit në drejtim të Cityt dhe Guardiola tashmë ka filluar kërkimet për një mesfushor defensiv. Guardiola sezonin e kaluar bëri ofertë prej 20 milionë eurosh për Mascheranon, që atëkohë u refuzua nga Benitez. E ardhmja e Mascheranos varet nga shuma që do t’i ofrohet Liverpoolit, me Barcelonën që tashmë ka shpenzuar 40 milionë në David Villën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...