Sneijder i jep fitoren Holandës

dardanmiftari | Saturday, June 19, 2010 | 0 Komente

Kombëtarja holandeze ka shënuar fitore minimale ndaj asaj japoneze me golin e vetëm të shënuar nga Wesley Sneijder.
Edhe pse gëzuan një posedim më të lartë të topit, holandezët nuk arritën të kërcënojnë shpesh portën e kombëtares së Japonisë.
Pas një pjese të parë pa gola, kombëtarja e portokalltë arriti të kalojë në epërsi tetë minuta në pjesë të dytë. Pas një dështimi nga afërsia të Robin van Persie, ky i fundit arriti të dërgojë topin te Wesley Sneijder, goditja e fuqishme e të cilit nuk arriti të ndalohet nga portieri japonez Eiji Kawashima.
Derisa holandezët patën rast ta dyfishojnë epërsinë me anë të zëvendësuesit Ibrahim Afellay në minutat e fundit të ndeshjes, japonezët për pak sa nuk bënë befasinë në minutën e fundit, kur goditja e Shinji Okazaki përfundoi mbi portën e Maarten Stekelenburg.
Me këtë fitore Holanda mbledh gjashtë pikë për të shkelur me një këmbë në rundin e ardhshëm të Kupës së Botës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...