Gerrard: Do të vdesim ndaj Sllovenisë

dardanmiftari | Tuesday, June 22, 2010 | 0 Komente

Steven Gerrard ka premtuar paraqitje shumë më të mirë nga futbollistët anglezë në ndeshjen vendimtare ndaj Sllovenisë, që peshon kualifikimin e Anglisë në xhiron tjetër, ndërsa fitorja ndaj ballkanasve është zgjidhja e vetme për Tre Luanët.
“Është situatë ‘o jetë o vdekje’ dhe ne duhet të përmirësojmë paraqitjen nga hera e kaluar. Stërvitja ishte shumë e mirë këtë mëngjes dhe ne duket sikur jemi të gatshëm për ta bërë punën. Lojtarët janë të lënduar nga paraqitja ndaj Algjerisë. Ne e turpëruam kombin. Ne nuk jemi kënaqur ditët e fundit, për shkak të kritikave dhe ndjenjës se nuk kemi bërë diçka si duhet”.
“Ne nuk kemi humbur ndaj Algjerisë, por natyrisht mungoi shumë nga ajo paraqitje. Na nevojitej klimaksi në fund të takimit, por goli nuk erdhi. Ne duam ta bëjmë nesër kombin krenar me ne dhe për këtë jemi të gatshëm edhe të vdesim”, deklaroi Gerrard.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...