Gjermania shkel Australinë

dardanmiftari | Sunday, June 13, 2010 | 0 Komente

Gjermania e ka filluar në mënyrën më të mirë Kampionatin e sivjetmë Botëror, duke shënuar fitore të thellë prej 4-0 kundër Australisë.
‘Mannschaft’ dominuan përballë ‘kangurëve’ duke i nëpërkëmbur në tërësi gjatë pjesës së parë, si dhe në pjesën më të madhe të fraksionit të dytë të lojës.
Lukas Podolski filloi serinë e golave duke realizuar një gol të bukur nga distanca (8’). Pas disa rasteve që pati, më në fund Miroslav Klose arriti të shënojë për të dyfishuar epërsinë (27’) dhe për të vendosur rezultatin e pjesës së parë.
Australianët e filluan më mirë pjesën e dytë, mirëpo gjërat i përkeqësoi Tim Cahill, i cili u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje në Bastian Schweinsteiger (56’).
Pas epërsisë numerike në fushë dhe lojës së bukur, gjermanët nuk e patën të vështirë të realizonin edhe gola të tjerë.
Thomas Muller shënoi golin e tretë për Gjermaninë, derisa Cacau realizoi për rezultatin 4-0, vetëm dy minuta pasi u inkuadrua në fushë (70’).
Pas kësaj fitoreje Gjermania pozicionohet në vendin e parë në Grupin D, me pikë të barabarta me Ganën, që më herët mposhti Serbinë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...