Greqia përmbys Nigerinë

dardanmiftari | Thursday, June 17, 2010 | 0 Komente

Përfaqësuesja e Greqisë ka arritur të kthehet nga disavantazhi prej një goli për të fituar me rezultat 2-1 përballë Nigerisë, në takimin e zhvilluar të enjten në Free State Stadium në Bloemfontein.
Nigeria e filloi mirë takimin duke arritur te goli i avantazhit pas një goditjeje të lirë të Kalu Uche (16’).
Mirëpo, gjerat i vështirësoi Sani Kaita, i cili u përjashtua me karton të kuq (33’), duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak në pjesën më të madhe të ndeshjes.
Epërsinë numerike në fushë grekët e shfrytëzuan që në pjesën e parë duke arritur ta barazojnë rezultatin me golin e Dimitris Salpingidis (43’).
Përkundër se luanin me një lojtar më pak, nigerianët u treguan kundërshtarë të vështirë për Greqinë, megjithatë në minutën e 71-të helenët arritën deri te goli i epërsisë të cilin e realizoi Vasilis Torosidis.
Këto janë tre pikët e vetme të Greqisë në Grupin B, dhe kështu barazohet me pikë me përfaqësuesen e cila e mposhti në xhiron e parë, Korenë e Jugut.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...