Tabarez: Parreria qesharak

dardanmiftari | Thursday, June 17, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Uruguait, Oscar Tabarez, ka qeshur me deklaratën e përzgjedhësit të Afrikës së Jugut, Carlos Alberto Parreira, që tha se Uruguai ka fituar me ndihmën e gjyqtarëve.
“Në një konferencë më herët kam thënë se nuk flas për arbitrat, por flas për kushtet e lojës. Unë mendoj se ka edhe penalti tjera të paakorduara nga gjyqtari, por këto janë kushtet në të cilat zhvillohet takimi”.
“Unë natyrisht se nuk mund të pajtohem dhe madje qesh me pohimet se Uruguai e fitoi ndeshjen falë gjyqtarëve, sepse unë mendoj se ne dominuam gjatë gjithë takimit. Por, nuk kam ardhur në konferencë për shtyp për këtë, nuk jam këtu për të folur mbi gjyqtarin apo të diskutoj mendimet e kolegëve të mi, por për mendimin tim, Uruguai e fitoi lojën me plot meritë”.
“Ndoshta, pse kam qenë sulmues kam dëshirë të shënohen shumë gola, por me rëndësi është fitorja. Ekipi është i mirë. Ne gjithashtu luajtëm mirë ndaj Francës. Ne jemi shumë solidë”, u shpreh Tabarez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...