Marchetti: Dalloj nga Buffon

dardanmiftari | Thursday, June 17, 2010 | 0 Komente

Federico Marchetti Portieri i Italisë, Federico Marchetti, është i bindur se mund ta zëvendësojë denjësisht portierin e lënduar, Gianluigi Buffon, duke thënë se ai dallon nga portieri i Juventusit.
“Jam i qetë. A janë karakteristikat e mia të ngjashme me të Buffonit? Jo. Ai është më i shpejtë dhe më reaktiv, ndërsa unë jam më muskuloz dhe më shpërthyes. Karakteristikat e mia janë të bazuara në forcë, por unë mendoj se guximi dhe kuptimi i forcave tua është baza e të pasurit sukses”.
“Unë jam këtu pas shumë vështirësive, dështimi te Torino, te Albinoleffe gjithashtu. Por, gjithçka ka ndryshuar. Nëse jam pjesë e kombëtares është për shkak se kam cilësi. Niveli mund të ketë ndryshuar, por unë e ndjej besimin e bashkëlojtarëve të mi”, tha Marchetti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...