Japonia eliminon Danimarkën

dardanmiftari | Thursday, June 24, 2010 | 0 Komente

Përfaqësuesja e Japonisë ka shënuar fitore sensacionale prej 3-1 përballë Danimarkës për të siguruar kualifikimin në të tetën finales së Kampionatit Botëror.
Japonezët e kryen punën që në pjesën e parë me dy supergola të shënuar nga gjuajtjet e lira.
Fillimisht, Keisuke Honda la të shtangur portierin Sorenson me një supergoditje (17’), ndërsa të njëjtën gjë e bëri edhe Yasuhito Endo disa minuta më vonë (30’).
Në vazhdim të takimit, Danimarka nuk u tregua efikase, mirëpo gjyqtari i ndeshjes ia ‘dhuroi’ një penallti, të cilën e shndërroi në gol Jon Dahl Tomasson, pas goditjes së dytë (81’).
Megjithatë, lojtari më i mirë i takimit, Keisuke Honda, nuk lejoi befasi. Ai bërë një depërtim të bukur brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit dhe pasoi te Okazaki, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte në portën e zbrazët (87’).
Me këtë fitore, Japonia pozicionohet në vendin e dytë në Grupin E pas Holandës, ndërsa në të tetën e finales do të luajë kundër Paraguait.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...