Buffon: Italia meritoi eliminimin

dardanmiftari | Thursday, June 24, 2010 | 0 Komente

Portieri i lënduar i Italisë, Gianluigi Buffon, ka thënë pas eliminimit të kombëtares së tij, se ekipi Azzur meritoi eliminimin pas disfatës tmerruese ndaj Sllovakisë.
“Është e drejtë që ne të shkojmë në shtëpi. Sllovakia dhe Zelanda e Re janë ekipe që duhen respektuar, asgjë më shumë. Dhe nëse nuk jemi në gjendje t’i mposhtim këto skuadra, atëherë zgjidhja e vetme është të shkojmë në shtëpi”, ka thënë Buffon i frustruar pas eliminimit.
Italia u eliminua nga Kampionati Botëror pas disfatës turpëruese nga Sllovakia me rezultat 3-2 në Johannesburg Ellis Park.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...