Shweini në dyshim për Anglinë

dardanmiftari | Thursday, June 24, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Gjermanisë, Bastian Shweinsteiger, është në dyshim për sfidën e 1/8 së finales që zhvillohet të dielën në Bloemfontein ndaj Anglisë.
Mesfushori qendror gjerman dhe njëri prej futbollistëve kyçë, ka pësuar një dëmtim në kofshë gjatë ndeshjes ndaj Ganës, sfidë në të cilën Gjermania siguroi kualifikimin.
Stafi mjekësor i Gjermanisë është në luftë me kohën që ta ketë sa më shpejtë në gjendje gatishmërie superyllin e Bayernit.
“Ai ka pësuar një dëmtim në kofshë. Mjekët thonë se koha është duke kaluar, por ne shpresojmë që ai të luajë sepse është një lojtar i rëndësishëm”, ka precizuar zëvendëstrajneri Hansi Flick.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...