Kaka: Maradona nuk ka lidhje me futboll

dardanmiftari | Tuesday, June 22, 2010 | 0 Komente

Mesfushori kreativ brazilian, Kaka, siç duket është duke ndjekur hapat e paraardhësit të tij, Pele, pasi që ka sulmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë trajnerin e Argjentinës, Diego Armando Maradona.
“Është qesharake që dikush si Maradona dëshiron të flasë për golin e Fabianos. Ai ka njohuri të mjaftueshme se si shënohen gola me dorë. Maradona nuk ka lidhje me futboll”, theksoi Kaka për Clarin.
Kaka shtoi se FIFA duhet të ndalojë së treguari xhirimet e ngadalësuara të golave të shënuar në ekranet gjigante të stadiumeve në ndeshjet e Botërorit, ashtu siç nuk e tregoi se si ai e mori kartonin e kuq në sfidën ndaj Bregut të Fildishtë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...