Kek: Besojmë në eliminim të Anglisë
Një barazim do t’i shihte sllovenët me plot meritë në rrethin tjetër të garave në Botërorin e sivjetmë, por para kësaj është pengesa e quajtur Anglia, që medoemos duhet të shënojë fitore për të shmangur katastrofën, ndërsa përzgjedhësi slloven, Matjaz Kek, shprehet optimist para duelit që zhvillohet të mërkurën.
“Gjëja më e rëndësishme për një vend aq të vogël si Sllovenia, është besimi. Ju duhet të besoni se mund të arrini, më pas do të keni rastin. Kjo është për çdo ekip dhe ekipi im beson se mund të mposhtë të gjithë. Nuk po mendoj: ‘Në rregull, ne erdhëm këtu, por ne jemi të vegjël dhe duhet të tentojmë ta shmangim katastrofën’. Është më shumë: ‘A mund ta mposht çdo ekip?’. Ky është synimi im”.
“Çdo ditë në Angli ka presion, kur luani në një nivel aq të lartë. Wayne Rooney është një prej futbollistëve më të mirë në botë dhe besoj se Anglia ka ekipin për ta fituar Botërorin, po unë besoj. Për mua, sukses është të arrijmë në rrethin e dytë, por për Anglinë, sukses është fitimi i kampionatit. Me emocion të madh, motivim dhe punë të madhe si ekip, gjithçka është e mundur”, deklaroi Kek.
Category: Afrika e Jugut 2010
0 Komente