Kili pranë kualifikimit
Kili ka shënuar fitore minimale prej 1-0 kundër përfaqësueses së Zvicrës, e cila në pjesën më të madhe të takimit luajti me dhjetë lojtarë.
Që në pjesën e parë të ndeshjes (31’), arbitri ia vështirësoi punët përfaqësueses së Zvicrës duke marrë një vendim skandaloz për ta përjashtuar nga loja kosovarin me pasaportë zvicerane, Valon Behrami.
Nga momenti i largimit të Behramit, Kili e mori lojën në dorë duke shkaktuar presion të vazhdueshëm drejt portës së Diego Benaglio, mirëpo te goli i avantazhit erdhi vetëm në minutën e 75-të.
Paredes pranoi një top nga Valdivia, për të pasuar te Mark Gonzalez Hoffman, i cili kaloi në epërsi përfaqësuesen e tij, edhe pse paraprakisht pati një dyshim për pozitë jashtë loje.
Një rast shume të mirë për ta barazuar rezultatin e pati në fund të takimit Eren Derdiyok, i cili pranoi një pasim të Albert Bunjakut, mirëpo dështoi ta gjente portën.
Me këtë fitore, Kili grumbullon gjashtë pikë dhe kryeson Grupin H, dhe është shumë pranë kualifikimit në fazën e eliminimit direkt, ndërkohë që Zvicra duhet të shpresojë për ndonjë dështim eventual të Spanjës.
Category: Afrika e Jugut 2010
0 Komente