Lazio interesohet për Belhadj
Agjenti i mbrojtësit të Portsmouth, Nadir Belhadj, ka bërë të ditur se Lazio është e interesuar të nënshkruajë me lojtarin.
27-vjeçari aktualisht është në detyrë në Kupën e Botës me kombëtaren e Alergjisë dhe është në mesin e lojtarëve që pritet të largohen nga Portsmouth, pas rënies së ekipit në ligën e dytë.
“Po e konfirmoj interesimin e Lazios për lojtarin, ne jemi duke pritur një marrëveshje me klubin. Gara është e vështirë por jam i sigurt se Lazio nuk do të humbë një lojtarë të mirë si Belhadj”, ka thënë agjenti i lojtarit.
Category: Futboll
0 Komente