Redknapp kritikon kombëtaren e Brazilit

dardanmiftari | Saturday, June 19, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka eliminuar kombëtaren e Brazilit nga lista e favoritëve për të fituar Kupën e Botës.
Redknapp thotë se njerëzit janë shumë të ngazëllyer për Brazilin dhe beson se Fabio Capello mund t’ia dalë në Afrikën e Jugut.
“Ne (Anglia) nuk do të kemi mundësi më të mirë se kjo për të fituar Kupën e Botës. Ne kemi lojtarë të mirë, kjo është koha jonë, është shansi jonë”, ka thënë trajneri i Tottenhamit.
“Ne po e vlerësojmë së tepërmi Brazilin. Të gjithë mendojmë se Brazili është fantastik. Por Elano nuk mundi t’ia dalë në Angli. Robinho në Manchester City, ata e larguan në fund”.
“Gilberto Silva ka qenë një lojtar i shkëlqyeshëm në Arsenal, por Wenger mendoi se është koha ai të largohet. Ne ndonjëherë i mbivlerësojmë këta njerëz dhe unë mendoj se jemi po aq të mirë si grup, ai çdokush tjetër dhe kjo është një shans i mirë për ne”, ka shtuar Rekdnapp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...