Marquez: Do ta ndalim Messin

dardanmiftari | Friday, June 25, 2010 | 0 Komente

Mbrojtësi meksikan i Barcelonës, Rafael Marquez, ka thënë se ai do të shfrytëzojë njohuritë që ka për Lionel Messin, në mënyrë që ta ndalë futbollistin më të mirë në botë, kur Meksika dhe Argjentina të ndeshen në 1/8 e finales të shtunën.
“Unë e njoh atë mjaft mirë. Është vështirë të luash ndaj tij dhe ta ndalësh. Ne do të tentojmë t’ia zvogëlojmë hapësirën, sepse është vërtet e vështirë t’ia marrësh topin”.
“Ai ka kontroll të mirë të topit dhe mund të ndryshojë drejtimin në çdo moment. Ne do të duhet të sigurohemi që ai të ketë sa më pak kontakt me topin”, tha Marquez për AFP.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...