Shevchenko: Italia do të këndellet
Ish-sulmuesi i Milanit, Andriy Shevchenko, beson se Italia mund të këndellet pas eliminimit skandaloz nga Kampionati Botëror.
“U ndjeva keq që e pashë Italinë të eliminohej nga kampionati. Por, jam i sigurt se Italia do të këndellet shumë shpejtë”, theksoi Sheva.
Më pas, ukrainasi është pyetur se çfarë mendon për Milanin pas një sezoni pa fituar asgjë, ndërsa përgjigja e sulmuesit ishte mjaft diplomatike: “Përderisa Berlusconi është në krye të Milanit, atëherë Milani gjithmonë do të jetë Milan”.
Category: Afrika e Jugut 2010
0 Komente