Milner lavdëron ndikimin e Beckham

dardanmiftari | Friday, June 25, 2010 | 0 Komente

Ylli i ri i Anglisë, James Milner, ka lëvduar ndikimin që ka pasur në skuadrën e kombëtares angleze, superylli i lënduar, David Beckham.
“Që nga koha kur u futa në skuadrën e Anglisë, unë kam qëndruar shumë me Beckhamin dhe e shikoja në stërvitje. Më pas, para ndeshjeve, ai vinte dhe na thoshte se çfarë mendon për ndeshjen, duke na këshilluar. Është fantastike të kesh një lojtar me cilësitë dhe përvojën e tij. Nëse David është krenar për harkimin tim që ia bëra Defoes, atëherë kjo është e mrekullueshme”.
“Ishte mirë të kontribuoja dhe ishte një përfundim i mirë i Defoe, sepse ne punuam shumë në harkime dhe në përfundime sa më të mira. Komplimente edhe Defoes. Ka pasur shumë kritika për topin dhe vështirësitë e tij për portierët dhe mbrojtësit. Por, nuk është dhe aq lehtë të presësh harkimet. Topi lëviz shumë, kështu që ishte një përfundim i mirë i Defoe”, deklaroi Milner.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...