Trezeguet dhe Camoranesi te Milani?

dardanmiftari | Friday, June 25, 2010 | 0 Komente

Dyshja e Juventusit, David Trezeguet dhe Mauro Camoranesi, janë shumë pranë bashkimit me Milanin, pasi koha te Juve u ka kaluar, njofton Tuttosport.
Sportivja italiane spekulon se marrëdhëniet e mira në mes të Juventusit dhe Milanit, që u shfaqën edhe në këtë merkato me transferimin e Storarit, mund të kenë si fryt edhe kalimin e Camoranesit dhe Trezeguet në San Siro.
Milani është duke e kërkuar Trezeguet që prej disa vitesh dhe sipas të gjitha gjasave do të pajtohet që ta transferojë francezin, ashtu si Camoranesin që e ka humbur vendin e tij te Juventusi me ardhjen e Simone Pepes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...