Moratti: Mascherano është i shtrenjtë

dardanmiftari | Friday, June 25, 2010 | 0 Komente

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se sipas të gjitha gjasave, Javier Mascherano nuk do t’i bashkohet Interit.
“Mascherano është i fortë, por është e pamundur që ai të vijë këtu. Ai kushton shumë, plus nuk është thënë se Liverpooli dëshiron ta shesë atë”, theksoi Moratti për Rai.
“Felipe Melo? Është një ide e mirë në të cilën jemi duke punuar. Ne duam të fillojmë mirë dhe madje të fitojmë gjithçka edhe sezonin e ardhshëm. Benitez dallon prej të tjerëve. Ai është i mirë dhe është punëtor i madh”, përfundoi Moratti duke aluduar në një transferim të Felipe Melos së Juventusit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...