Ozil: Ndeshja ndaj Anglisë, e vështirë

dardanmiftari | Thursday, June 24, 2010 | 0 Komente

Heroi i Gjermanisë në ndeshjen kundër Ganës, Mesut Ozil, e ka paralajmëruar Anglinë që të presë një Gjermani të fortë në 1/8 e finales kur do të zhvillohet “finalja e parë” e këtij Botërori.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër Anglisë. Është padyshim skuadër më e fuqishme se Gana, por nëse ne shfaqim fuqinë tonë në fushë, do ta fitojmë edhe atë ndeshje”, ka thënë 21-vjeçari për The Telegraph.
Anglia përfundoi në vendin e dytë në Grupin C, pasi që SHBA-të siguruan kualifikimin nga vendi i parë me një fitore në minutat e fundit, ashtu që në 1/8 e finales do të luajnë kundër Ganës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...