Portugalia synon kreun e grupit

dardanmiftari | Tuesday, June 22, 2010 | 0 Komente

Mesfushori portugez Tiago thotë se vendi i tij do të kërkojë të përfundojë në maje të grupit G, pas fitores së thellë prej 7-0 ndaj Koresë Veriore.
Tiago shënoi dy gola në ndeshjen e djeshme ndërsa shpreson që ekipi i tij të mposhtë edhe Brazilin në ndeshjen e fundit të fazës grupore për të marrë kreun e grupit.
“Të shënosh gjashtë gola brenda 45 minutash mendoj se është fantastike. Gjëja më e rëndësishme megjithatë ishin tre pikët. Por, ne kemi luajtur futboll të mirë. Ne jemi të lumtur për këtë po aq sa edhe për gjithë ata gola që i kemi shënuar”.
“E kemi arritur këtë dhe jemi të lumtur, por tash kemi filluar të mendojmë për të luajtur kundër Brazilit dhe synojmë të përfundojmë të parët në grup”, thotë Tiago.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...