Rekordet e deritanishme të Botërorit

dardanmiftari | Tuesday, June 22, 2010 | 0 Komente

Pas një starti zhgënjyes në Botëror, ku u shënuan më së paku gola në histori të kësaj gare, më në fund Kampionati Botëror, Afrika e Jugut 2010, ka marrë jetë.


Përderisa tifozët çuditen se pse ky kampionat pati start të ngadalshëm dhe mungesë argëtimi, për këtë ka shumë shkaqe, ndër to, qëndrimi i skuadrave, topi i ri Jabulani dhe shkatërrimi i nervave nga vuvuzelat.


Megjithatë, në rrethin e dytë kemi parë një numër të madh të golave, shumë kartonë të kuq, një numër rekord të goditjeve në portë, referim skandaloz dhe madje disa rekorde të thyera të cilat ju sjellim më poshtë në numra.


42 - Numri i golave i shënuar në rrethin e dytë të këtij Botërori, një rritje prej 68% për dallim nga rrethi i parë (25 gola).


6 – Gjashtë kartonë të kuq janë shpërndarë në rrethin e dytë, duke e çuar numrin e kartonëve të kuq në 10, disa prej të cilave si rezultat i referimit katastrofal.


40% - Pothuajse gjysma e kartonëve të kuq janë dhënë në Grupin D, ku ka pasur nga një në çdo ndeshje mes, Gjermanisë, Australisë, Serbisë dhe Ganës.


25.9 – Përqindja e suksesit në rrethin e dytë nga goditjet në portë, ku janë shënuar 42 nga 162 goditje në kornizën e portës. Në rrethin e parë janë shënuar vetëm 18.9 për qind e goditjeve në portë.


7% - Suksesi i Anglisë në goditjet në kornizë (kur përfundojnë në gol). Kjo përqindje e vogël vjen për shkak të konkretizimit të dobët, pasi që shënuan vetëm një gol deri tani.


14 – Numri i goditjeve të futbollistëve anglezë në portë nga gjithsejtë 294 goditje në kornizë deri tani në Botëror. Nga 844 goditje në përgjithësi, si jashtë ashtu dhe brenda kornizës së golit, Tre Luanët goditën vetëm 33 herë.


58% - Përqindja e goditjeve të Anglisë jashtë kornizës së portës deri tani në Botëror.


446 – Ekipet kanë qenë shumë më të suksesshme në këtë Botëror sa i përket goditjeve në kornizën e portës që nga fillimi, me gjithsejtë 446 goditje, numri më i lartë që nga ndryshimi i formatit në 32 skuadra nga Botërori i vitit 1998.


66% - Zelanda e Re ka pasur vetëm tri goditje në kornizë të portës në këtë Botëror, por ka shënuar dy gola, përqindja më e lartë e konkretizimit nga ndonjë ekip.


558 – Mbrojtja e disiplinuar e Zvicrës, definitivisht ka funksionuar si orë zvicerane nëpër Botërore, pasi ka thyer një rekord të ri prej 558 minutave pa pësuar gol në ndonjë Botëror, para se Kili e theu këtë ecuri fantastike të hënën në fitoren 1-0.


31% - Përafërsisht 1/3 e golave të Portugalisë nëpër Botërore janë shënuar ndaj Koresë së Veriut, gjithsejtë 12. Shtatë golat e të hënës dhe pesë në vitin 1966, kur Eusebio arriti të shënonte katër gola në rikthimin sensacional prej dizavantazhit prej 3-0 për ta fituar ndeshjen me rezultat 5-3.


0 – Numri i golave të pranuara nga Brazili nga ndonjë ekip afrikan në ndonjë Botëror, para se Didier Drogba të shënonte me kokë të dielën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...