Silva: Te Milani deri në moshën 40 vjeçare
Mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva, ka përshëndetur të interesuarit për shërbimet e tij por ka thënë se dëshiron të qëndrojë te Milani deri në moshën 40 vjeçare.
Së fundi u spekulua se Manchester City mund të provojë të lëkundë Milanin me një super-ofertë për brazilianin, pohime të cilat i mohon ish-futbollisti i Portos.
“Unë te City? Mirë, unë kam lexuar diçka rreth kësaj. Është mirë të dini se ka trajnerë të cilët pëlqejnë punën tuaj dhe klube që dëshirojnë të shpenzojnë shumë para në ju, por unë kam ide tjera për të ardhmen. Në fakt, unë kam një mesazh për Milanin: Unë jam gati të jem Rosoner deri në moshën 40 vjeçare. Dua të qëndroj te Milani dhe dua të fitoj”, deklaroi Silva për La Gazzeta dello Sport.
Category: Futboll
0 Komente