Van Marwijk i kënaqur me fitoren ndaj Danimarkës

dardanmiftari | Monday, June 14, 2010 | 0 Komente

Njëri nga favoritët për ta fituar Botërorin, Holanda, mposhti në ndeshjen e parë Danimarkën me rezultat 2-0, në një ndeshje të vështirë, por me të cilën është ndarë i kënaqur përzgjedhësi Bert van Marwijk.
“Danimarka është skuadër e mirë defensive dhe është dashur të jemi të durueshëm. Unë jam shumë i çliruar që i morëm të tre pikët. Ne e kontrolluam pjesën më të madhe të takimit, përpos 15 minutave para pushimit. Ishte një start fantastik i pjesës së dytë dhe ne patëm më shumë hapësirë pas golit të parë. Ne krijuam raste për të shënuar edhe më shumë dhe kemi mundur të shënojmë shumë lehtë edhe dy gola tjerë”.
“Hyrja e Eljero Elias vërtetë na ndryshoi lojën. Është mirë kur ke mjaft opsione në sulm. Rafael van der Vaart luajti mirë në pozitën që luajti sikurse në miqësoren ndaj Ganës. Është start i mirë i kampionatit dhe jam i kënaqur me rezultatin final”, u shpreh Van Marwijk.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...