Verbeek: Eliminim i vështirë për t’u përtypur

dardanmiftari | Thursday, June 24, 2010 | 0 Komente

Përkundër faktit se ia dha Serbisë një leksion se si luhet futbolli, përzgjedhësi i Australisë, Pim Verbeek, është jashtë mase i zhgënjyer me eliminimin e hershëm të australianëve.
“Unë jam i zhgënjyer, por nuk ishim mjaft të mirë në fund. Ne i kemi huqur disa raste në fund dhe ato na lëndojnë. Në pushim të pjesës së parë, u thashë lojtarëve se kemi edhe 45 minuta, një situatë ‘ose krejt ose hiq’. Na nevojitej pak fat pranë rezultatit 2-0, për të shkuar për 3-0”.
“Nuk kemi se çfarë të mësojmë nga eliminimi. Djemtë ishin fantastikë. Unë jam i zhgënjyer. Ne fituam katër pikë në Botëror, por ndeshja ndaj Gjermanisë na vrau”, deklaroi Verbeek pasi turpëroi Serbinë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...