Villa: Ndjeva presion
Golashënuesi i dyfishtë i Spanjës në sfidën ndaj Hondurasit, David Villa, ka thënë se ai dështoi ta realizonte penalltinë për shkak të presionit mbi të.
“Unë e humba penaltinë për shkak të presionit pranë rezultatit 2-0. Unë kam gjuajtur penalltitë gjatë gjithë jetës time dhe kjo ndodhi ashtu, ndoshta ishte presioni”.
“Humbja jonë ndaj Zvicrës është ‘ujë nën urë’. Ne e kemi diskutuar këtë çështje dhe tani jemi kthyer. Ne gjithmonë luajmë nën presion, ky është një Botëror, çdo ndeshje është e vështirë”, u shpreh Villa.
Category: Afrika e Jugut 2010
0 Komente