Adriano: Nuk mendova dy herë për Barcën
I porsatransferuari te Barcelona, Adriano, ka thënë se ai nuk ka hezituar që të pranojë ofertën e Blaugranëve, që në momentin kur ajo i është ofruar.
“Kur presidenti më telefonoi, unë nuk mendova dy herë për të nënshkruar për Barcelonën. Dhe tani kam kënaqësinë dhe rastin ta veshi këtë fanellë”.
“Unë jam në gjendje të luaj në katër pozita (mesfushor i majtë, mesfushor i djathtë, mbrojtës i majtë, mbrojtës i djathtë). Unë do të bëj gjithçka për të mbrojtur ngjyrat e Barcelonës”, ka thënë Adriano.
Category: Futboll
0 Komente