Beckham i painteresuar për West Hamin

dardanmiftari | Friday, July 30, 2010 | 0 Komente

David Beckham nuk është i interesuar për t’u transferuar te West Hami, pasi që është i lumtur te La Galaxy- ka thënë agjenti i superyllit anglez.
Bashkëpronari i West Hamit, David Gold, ka thënë më parë se Beckham i kishte premtuar atij se do të mendonte për mundësinë e kalimit në Upton Park.
“Edhe është mjaft mirë që dëgjoj për këtë interesim, unë them se nuk ka pasur kontakt apo ndonjë ofertë nga West Hami. Beckham është i lumtur te Los Angeles Galaxy dhe ai nuk është i interesuar të largohet, ndërsa mezi pret të bashkohet me ekipin më 9 gusht”, theksoi zëdhënësi i Beckham për AP.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...