Benayoun: Chelsea, shumë i forte për Liverpoolin

dardanmiftari | Friday, July 30, 2010 | 0 Komente

Transferi i ri i Chelseat, Yossi Benayoun, mezi pret të fillojë sezoni i ri nën Carlo Ancelottin në mënyrë që të tregojë aftësitë e tij, ndërsa ka pohuar se ai ka kaluar te Chelsea për arsye se Liverpooli kurrë nuk ka arritur ta mposhtë skuadrën nga Stamford Bridge.
“Ka shumë lojtarë të mirë, lojtarë të mëdhenj, për mua është fillimi dhe unë duhet të punoj shumë për t’u përmirësuar dhe për t’i sjellë diçka këtij klubi. Gjëja e vetme që mund të premtoj është se do të punoj shumë dhe do të bëj më të mirën, shpresoj se do të jetë e mjaftueshme”.
“Ndeshjen e fundit si vendas ndaj Chelseat, e kam ditur se do të jetë e fundit në fanellën e Liverpoolit, unë tentova të bëj më të mirën, por Chelsea ishte i fortë. Gjatë gjithë kohës sa kam luajtur në Angli, për pesë vite, Chelsea ishte skuadra më e vështirë për t’u përballur, prandaj kjo është arsyeja se pse gjithmonë Chelsea lufton për titull. Jam krenar që jam pjesë e këtij ekipi”, deklaroi Benayoun për AP.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...