Macheda: Liga Premier më e mirë se Serie A

dardanmiftari | Friday, July 30, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Federico Macheda, beson se Liga Premier është superiore në krahasim me Serie A, por thotë se ai ende e përcjell kampionatin e vendlindjes së tij.
“Nuk më pritet të rifillojë sezoni në mënyrë që të kem një start të mrekullueshëm. A është Liga Premier më e mirë se Serie A? Absolutisht. Kur unë hyj në fushë, unë e fitoj këtë ndjenjë. Stadiumet janë të mrekullueshme dhe mua gjithnjë më ka pëlqyer kjo”.
“Është më e shpejtë dhe më e fortë, dhe unë i kuptoj italianët në shtëpi të cilët po e shikojnë atë. Unë gjithashtu e shikoj Serien A, unë e shikoj Lazion. Unë jetoj për futboll”, theksoi Macheda që vazhdoi me lëvdatat e zakonshme për Rooneyn.
“Mendoj se Rooney është një nga tre top lojtarët e botës. Ai më ndihmon shumë dhe më jep shumë këshilla, sidomos në lëvizshmëri. Unë dua të bëhem sulmues i madh”, përfundoi Macheda.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...