Fink: Xhaka, talent i madh

dardanmiftari | Friday, July 30, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Baselit, Thorsten Fink, ka pasur nota më të larta të lëvdatës për talentin shqiptar, Granit Xhaka, i cili ka shënuar një gol fantastik nga 30 metra në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Debrecenit në kuadër të kualifikimit për Ligën e Kampionëve.
“Graniti është ende 17 vjeçar, por ne e dimë se ai ka goditje shumë të mirë. Ai duhet të ketë durim, pasi që ai nuk do të aktivizohet si titullar në çdo ndeshje. Ai ka një të ardhme të gjerë dhe ne duhet të kemi kujdes nga dëmtimet e mundshme. Xhaka dhe Valentin Stockeri na kanë dërguar në një pozitë shumë të mirë. Duhet të luajmë me kujdes në ndeshjen e javës së ardhshme”, u shpreh Fink.
Granit Xhaka së bashku me Xherdan Shaqirin konsiderohen ndër talentët më të mirë aktualisht në Zvicër.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...