Mourinho: Balotelli i talentuar, por pa tru

dardanmiftari | Friday, July 30, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, e ka lëvduar Mario Balotellin si një futbollist shumë të talentuar, duke shtuar njëherit se ai nuk ka tru.
“Ky djalosh ka cilësi të jashtëzakonshme, por shpeshherë nuk di se si ta përdorë trurin”, theksoi Mourinho duke shtuar se ai ishte tejet statik kur e zëvendësoi ndaj Barcelonës, pa e përmendur hedhjen skandaloze të fanellës.
Mario Balotelli ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për një kontratë pesëvjeçare ku ai do të përfitonte 3.5 milionë euro në vit, ndërsa tani ka mbetur finalizimi i marrëveshjes mes dy klubeve, një gjë që ende nuk është bërë, pasi që Massimo Moratti ka konfirmuar se nuk është arritur ende marrëveshja me klubin anglez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...