Blatter mbron Botërorin

dardanmiftari | Sunday, July 11, 2010 | 0 Komente

Kreu i FIFA-s, Sepp Blatter, ka mbrojtur organizimin dhe Botërorin në përgjithësi, duke thënë se ky është një Botëror i veçantë dhe i paprekur nga gabimet e gjyqtarëve, apo stadiumet e zbrazëta.
“Ne i kemi gjyqtarët më të mirë. Ne kemi tentuar t’i nxjerrim ata në maje, por natyrisht se arbitrat janë qenie njerëzore dhe ata gabojnë si të gjithë të tjerët”.
“Stadiume të zbrazëta? Kishte ulëse të zbrazëta, jo stadiume të zbrazëta. Mos harroni, 95% e biletave janë shitur. Jo të gjithë erdhën në stadium. Nëse keni parë në disa stadiume ulëse të zbrazëta, ishte për shkak të akomodimit dhe e kemi pritur që kjo të ndodhë për shkak se në Afrikë nuk ka ulëse akomoduese”.
“Të gjitha festat e tifozëve nuk ishin për shkak se këtu është luajtur futboll, por specifikisht sepse jemi në Afrikë. Nuk mund ta bëj një renditje të Botërorit, por ishte një Botëror shumë atraktiv dhe për mua ishte gjithashtu një Botëror emocional”, tha Blatter.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...