Boriello kritikon Lippin

dardanmiftari | Sunday, July 11, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Milanit, Marco Boriello, ka kritikuar ish-përzgjedhësin e Italisë, Marcello Lippi, për dështimin e Azzurëve në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.
“Fatkeqësisht nuk kishte entuziazëm nga opinioni. Njerëzit nuk e mbështesnin Italinë dhe ndoshta Lippi është dashur t’i dëgjojë ata më shumë. Është natyrisht penduese kjo, pasi që vendimet për kombëtare ishin bërë të qarta shumë kohë më parë”.
“Nuk kishte shumë dallim të madh në cilësi nga lojtarët që kanë shkuar në Afrikën e Jugut dhe me ata që janë lënë në shtëpi. Ndoshta përfshirja e Antonio Cassanos dhe e Mario Balotellit, do të ishte shtysë e nevojshme”.
“Cassano te Milani? Unë kam luajtur me Cassanon në nivele të ndryshme për Azzurët dhe ai gjithmonë më ka pëlqyer. Ai është lojtar i tipit të Milanit”, deklaroi Boriello.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...