Capello kërkon falje

dardanmiftari | Monday, July 19, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Anglisë, Fabio Capello, ka kërkuar falje me anë të djalit të tij për të ashtuquajturin “Indeksi i Capellos”, ku ishin vlerësuar futbollistët e kombëtares angleze, vlerësime të cilat shkaktuan polemika të shumta.
“Fabios i vjen shumë keq për atë që ka ndodhur. Ne i kemi thënë Federatës Angleze se nuk do të ketë ndonjë vlerësim për lojtarët e Anglisë. Kështu, kur e pamë të kundërtën të nesërmen, nuk ishte një gjë me të cilën kemi qenë të kënaqur”.
“Nuk ka kurrfarë vlere komerciale në këtë për Capellon, ai është vetëm i interesuar që të krahasojë statistikat dhe të jap vlerësime personale. Nuk ka vlerësime të Capellos dhe tani kërkojmë që emri i tij të largohet nga titulli”, tha Pierfilippo Capello për The Sun.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...